Fonetike (Фонетика)

Alfabeti i gjuhës shqipe – Азбука на албанскиот јазик

Alfabeti i gjuhës shqipe ka 36 shkronja. Азбуката на албанскиот јазик има 36 букви.

Shkronja e madhe dhe e vogël
(Голема и мала буква)
Emërtimi përkatës maqedonisht
(Именување на македонски)
Shqiptimi
(Артикулација)
А а A a (a)
B b Б б (bë)
C c Ц ц (cë)
Ç ç Ч ч (çë)
D d Д д (dë)
Dh dh (dhë)
E e Е е (e)
Ë ë (ë)
F f Ф ф (fë)
G g Г г (gë)
Gj gj Ѓ ѓ (gjë)
H h Х х (hë)
I i И и (i)
J j Ј ј (jë)
K k К к (kë)
L l Љ љ (lë)
Ll ll Л л (llë)
M m М м (më)
N n Н н (në)
Nj nj Њ њ (një)
O o О о (o)
P p П п (pë)
Q q Ќ ќ (që)
R r Р р (rë)
Rr rr (rrë)
S s С с (së)
Sh sh Ш ш (shë)
T t Т т (të)
Th th (thë)
U u У у (u)
V v В в (vë)
X x Ѕ ѕ (xë)
Xh xh Џ џ (xhë)
Y y (y)
Z z З з (zë)
Zh zh Ж ж (zhë)

Ndarja e tingujve – Поделба на гласовите

Të gjitha gjuhët e botës kanë sistemin tingullor, fjalorin dhe sistemin gramatikor. Por, numri i tingujve bazë (fonemave) ndryshon nga gjuha në gjuhë. Pavarësisht nga sasia e tyre, në të gjitha gjuhët tingujt klasifikohen në dy grupe të mëdha, përkatësisht në: (Сите јазици во светот имаат гласовен систем, речник и граматички систем. Но, бројот на основните гласови (фонеми) се разликува од еден во друг јазик. Без оглед на нивниот број, во сите јазици гласовите се класифицираат во две големи групи, и тоа: )

  1. zanore (vokale) – самогласки dhe (и)
  2. bashkëtingëllore (konsonante) – согласки

Gjuha shqipe ka 36 tinguj themelorë ose fonema, nga të cilat 7 zanore dhe 29 bashkëtingëllore. (Албанскиот јазик има 36 основни гласови или фонеми, од кои 7 се самогласки и 29 согласки.)

Zanoret janë tinguj që shqiptohen duke dalë ajri lirisht nga goja. Bashkëtingëlloret janë tinguj që shqiptohen kur ajri pengohet në vende të posaçme të gojës. (Самогласките се гласови кои се изговараат со слободно поминување на воздушната струја низ устата. Согласките се гласови кои се образуваат со спреченост на издишниот воздух во одредена зона на фонацискиот апарат (устата.)

Zanoret e gjuhës shqipe – Самогласките во албанскиот јазик

Gjuha shqipe ka 7 zanore: a,e,ë,o,i,u dhe y. Kriteret për klasifikimin e zanoreve të gjuhës shqipe, si edhe për zanoret e gjuhëve tjera janë të njëjta. (Албанскиот јазик има 7 самогласки: a,e,ë,o,i,u и y. Критериумите за класификација на самогласките во албанскиот јазик, како и за самогласките во други јазици, се исти.)

Zanoret e shqipes klasifikohen (Самогласките во албанскиот јазик се класифицираат):

  1. sipas vendit të ngritjes së gjuhës drejt qiellzës (според местото на издигање на јазикот кон непцата);
  2. sipas shkallës së ngritjes (според степенот на издигање), dhe / и
  3. sipas pjesëmarrjes a mospjesëmarrjes së buzëve në artikulimin e tyre (според присуството или отсуството на усните во артикулацијата).

1. sipas vendit të ngritjes së gjuhës drejt qiellzës, zanoret e shqipes ndahen në (според местото на издигање на јазикот кон непцата, самогласките во албанскиот јазик се делат на):

a) zanore të përparme (предни самогласки): i, y, e;
b) zanore qendrore (средни замогласки): ë, a;
c) zanore të prapme (задни самогласки): u, o.

2. sipas shkallës së ngritjes së gjuhës drejt qiellzës, zanoret e shqipes ndahen në (според степенот на издигање на јазикот, самогласките во албанскиот јазик се делат на):

a) zanore e hapur (отворени самогласки): a;
b) zanore gjysmë të hapura (полуотворени самогласки):  e, ë, o;
c) zanore të mbyllura (затворени самогласки):  i, y, u.

3. sipas pjesëmarrjes a mospjesëmarrjes së buzëve në formimin e tyre, zanoret ndahen në (според присуството или отсуството на усните во артикулацијата, самогласките се делат на):

a) zanore të buzorëzuara (уснени самогласки): y, u, o;
b) zanore të pabuzorëzuara (неуснени самогласки): i, e, a, ë.

Bashkëtingëlloret e gjuhës shqipe – Согласките во албанскиот јазик

Shqipja ka 29 bashkëtingëllore (Албанскиот јазик има 29 согласки). Ato janë (тие се):

b ( botanikë)                              l (laps)
c (cekët)                                      ll (llambë)
ç (çardak)                                   m ( mace)
d (detyrë)                                   n (ndërtesë)
dh ( dhomë)                              nj ( njollë)
f (fjalë)                                        s (skenar)
g (gabim)                                    sh (shi)
gj ( gjeraqinë)                            t ( trup)
p (plan )                                      th ( themel)
q (qengj)                                     v (vajzë)
r ( radhë)                                    x (xixë)
rr (rreze)                                    xh (xhamadan)
h ( hero)                                      z (zog)
j (jetë)                                         zh ( zhurmë)
k (koprrac)

Bashkëtingëlloret klasifikohen (Согласките се делат):

1) sipas vendit të formimit (според местото на образувањето):
a) sipas organit aktiv (buzore, gjuhore glotale) според активниот орган (уснени, јазични, глотални) dhe (и)
b) sipas organit pasiv (alveolare-dhëmbore, alveolare, ndërdhëmbore, paraqiellëzore, qiellzore dhe prapaqiellëzore) според пасивниот орган (забновенечни, венечни, меѓузабни, преднонепчени, тврдонепчени и заднонепчени);

2) sipas mënyrës së formimit të pengesës (apo sipas llojit të pengesës): mbylltore (okluzive), shtegore (frikative), afrikate (të shkrira, mbylltore-shtegore) dhe dridhëse (vibrante); според начинот на образувањето (или според стеснувањето на преминот/спреченоста на издишниот воздух): преградни (оклузивни), теснински (фрикативни), преградно-теснински (африкати) и треперливи (вибрантни);

3) sipas pjesëmarrjes së zërit apo të zhurmës, (според учеството или неучеството на гласните жици или според звучноста):
a) Të zëshme (звучни): b, d, dh, g, gj, v, x, xh,  z  dhe zh.
b) Të pazëshme (безвучни): p, t, th , k, q, j ,c, ç, s, sh dhe h, dhe

4) sipas rezonancës hundore (според носовоста):
a) bashkëtingëllore johundore: 26 bashkëtingëllore dhe (неносни согласки: 26 согласки и )
b) bashkëtingëllore hundore (nazale) (3): /m, n, nj/. (носни согласки (назални) (3): /m, n, nj/.

Theksi – Акцент

Le të shqiptojmë me zë fjalën hëna . Do të vëmë re se rrokja e parë shqiptohet me fuqi dhe gjatësi  zëri më të madhe, duke u dalluar nga rrokja e dytë. Me këtë rast rrokja e parë  ( – hë)  e kësaj fjale theksohet. (Ајде да го изговараме зборот hëna (месечина) гласно. Ќе забележиме дека првиот слог се изговара со поголема моќ и должина, разликувајќи се од вториот слог. Во овој случај, првиот слог ( – hë) се изговара со повисока звучност.)  

Rrokja – hë quhet rrokje e theksuar, sepse në të bie theksi. Ndërsa rrokja  – na quhet rrokje e patheksuar, sepse në të nuk ka theks. (Слогот се нарекува акцентиран, бидејќи врз него паѓа акцентот. Додека слогот -na се нарекува неакцентиран, бидејќи врз него не паѓа акцентот).

Në gjuhën shqipe theksi mund të  bjerë në rrokje të ndryshme, andaj kemi (Во албанскиот јазик акцентот може да паѓа на различен слог, затоа имаме):

  1. Theks fundor (последен слог, односно првиот слог од крајот на зборот слог) – liri, bari, atdhe etj.
  2. Theks parafundor (претпоследен слог, односно вториот слог од крајот на зборот) – dorë,bimë,shkollë etj.
  3. Theks tejfundor (на третиот слог од крајот на зборот) – flutura, kumbulla, populli, pluhuri etj

Rregulla e përgjithshme e vendit të theksit në gjuhën shqipe është (Општото правило за местото на акцентот во албанскиот јазик е):

NË GJUHËN SHQIPE THEKSI I FJALËS VENDOSET NË ZANOREN E FUNDIT TË PARRËGJUAR TË TEMËS FJALËFORMUESE. (ВО АЛБАНСКИОТ ЈАЗИК СЕ АКЦЕНТИРА ПОСЛЕДНАТА НЕРЕДУЦИРАНА САМОГЛАСКА НА ЗБОРООБРАЗУВАЧКАТА ОСНОВА.)

Morfologjia (Mорфологија)

Pjesët e ligjëratës – Зборовните групи

Morfologjia është degë e gramatikës që merret me studimin e formave të fjalëve. Objekt studimi i morfologjisë janë pjesët e ligjëratës. (Морфологија е дел од граматиката што ги проучува формите на зборовите. Таа ги проучува зборовните групи.)

Pjesët e ligjëratës – Зборовните групи

Pjesët e ligjëratës mund të jenë (Зборовните групи можат да бидат):

Të ndryshueshme (që lakohen ose zgjedhohen) – менливи зборови:
emri:              mur, muri, murin, murit, mureve …
mbiemri:      i këndshëm, e këndshme …
numërori:    tre, tri, të treve …
përemri:       ai, atij, atë, atyre …
folja:             marr, mora, morëm, marrim …

Të pandryshueshme (as lakohen, as zgjedhohen) – неменливи зборови:
ndajfolja:      larg, afër, këtu, atje, pastaj, pak  …
parafjala:      tek, nga, me, në, prej …
lidhëza:         edhe, që, megjithatë, nëse …
pjesëza:         mos, nuk, fill, jo  …
pasthirrma: oh, moj, uf, more …

Emri – Именка

Emër është fjala që emërton ndonjë send konkret ose një abstrakte. (Именките се зборови со кои се означуваат конкретни или апстрактни предмети.)

Gjinia e emrave – Родот на именките

Emrat në gjuhën shqipe janë të gjinisë mashkullore, femërore ose asnjanëse. (Именките во албанскиот јазик имаат три рода, и тоа: машки, женски и среден род).

  1. Emrat që në numrin njëjës të shquar marrin mbaresat -i, -u, janë emra të gjinisë mashkullore: libri, dollapi, ariu, miku Emrat me mbaresën –i bëjnë pjesë në lakimin e parë, ndërsa emrat me mbaresën –u bëjnë pjesë në lakimin e dytë. (Именките кои во еднина во определената форма, добиваат наставки -i, -u, се именки од машки род: libri, dollapi, ariu, miku и др. Именките со наставката -i се од прва деклинација, додека именките со наставката -u се од втора деклинација.);
  2. Emrat që në numrin njëjës të shquar dalin me mbaresat -a, -ja, janë emra të gjinisë femërore: fusha, tryeza, fletorja, shoqja Këta emra bëjnë pjesë në lakimin e tretë. (Именките кои во еднина во определената форма, добиваат наставки -a, -ja, се именки од женски род: fusha, tryeza, fletorja, shoqja и др. Овие именки се од трета деклинација);
  3. Emrat që në numrin njëjës të shquar marrin mbaresat -të, -t, -it, janë emra të gjinisë asnjanëse: të ftohtët, të ecur-it, të zi- Ata bëjnë pjesë në lakimin e katërt. (Именките кои во еднина во определената форма, добиваат наставки -të, -t, -it,  се именки од среден род: të ftohtët, të ecur-it, të zi- и др. Овие именки се од четврта деклинација);

Krahas tyre, është dhe një grup emrash ambigjenë (të dygjinishëm), të cilët në numrin njëjës paraqiten si mashkullorë, ndërsa në numrin shumës kalojnë në gjininë femërore. Te emrat ambigjenë bëjnë pjesë (Покрај тоа, постои и група на двородови именки, кои во еднина се појавуваат како именки од машки род, додека во множина преминуваат во женскиот род. Во овие именки спаѓаат):
– Emrat e gjinisë mashkullore që e formojnë numrin shumës me mbaresën –e (Именките од машки род кои образуваат множина  со натавката –e) :  mësim-e, raft-e, mesazh-e (mësime të vështira, rafte të reja, mesazhe të gjata etj.);
– Emrat e gjinisë mashkullore, kryesisht të lëndës, që e formojnë numrin shumës me mbaresën –ra (Именките од машки род, главно тие кои означуваат предмети, кои образуваат множина со наставката ra: mall-ra, djathë-ra, ujë-ra (mallra të skaduara, djathëra të freskëta, ujëra të pastra etj.)

Numri i emrave – Бројот на именките

Emrat në gjuhën shqipe përdoren zakonisht në numrin njëjës dhe në numrin shumës (Именките во албанскиот јазик најчесто се употребуваат во еднина и во множина): një libër – disa libra, një derë – disa dyer etj.

Disa emra përdoren vetëm në njëjës, p.sh. emrat abstraktë (lumturi, zemërim, egoizëm etj.), emrat e lëndës (qumësht, çelik, birrë etj.), emrat përmbledhës (rini, djalëri, punëtori etj.), emrat e përveçëm. (Некои именки се употребуваат само во еднина, пр.: апстрактните именки (lumturi, zemërim, egoizëm и др.), материјалните именки (qumësht, çelik, birrë и др.), збирните именки (rini, djalëri, punëtori и др.) и имињата на луѓе.)

Disa emra të tjerë përdoren vetëm në shumës, p.sh. pantallona, syze, gërshërë etj. (Некои именки се употребуваат само во множина, како на пр.: pantallona, syze, gërshërë и др.)

Rasa dhe trajta e emrave – Падеж и определеност на именките

Emri në shqipe del me forma të ndryshme rasore: emërore, gjinore, dhanore, kallëzore, rrjedhore, në trajtën e shquar dhe të pashquar. (Именките во албанскиот јазик имаат пет падежни форми: номинатив, генитив, датив, акузатив и аблатив, определена и  неопределена форма.)

PASQYRA E LAKIMIT TË EMRAVE – ТАБЕЛА НА ДЕКЛИНАЦИЈА НА ИМЕНКИТЕ

 Rasa lakimi I – I-ва деклинација lakimi II II-ра деклинација
njëjës – еднина shumës – множина njëjës – еднина shumës – множина
e pashquar e shquar e pashquar e shquar e pashquar e shquar e pashquar e shquar
E. (një) emër emri (ca) emra emrat (një) mik miku (ca) miq miq
Gj. i (një) emri emrit i (ca) emrave i emrave i (një) miku i mikut i (ca) miqve i miqve
Dh. (një) emri emrit (ca) emrave emrave (një) miku mikut (ca) miqve miqve
K. (një) emër emrin (ca) emra emrat (një) mik mikun (ca) miq miq
Rr. (një) emri emrit (ca) emrave (emrash) emrave (një) miku mikut (ca) miqve (miqsh) miqve

Rasa

 

lakimi IIIIII-та деклинација lakimi IVIV-та деклинација
njëjës – еднина shumës – множина njëjës – еднина
e pashquar e shquar e pashquar e shquar e pashquar e shquar
E. (një) fushë fusha (ca) fusha fushat (një) të ftohtë të ftohtët
Gj. i (një) fushe i…fushës i (ca) fushave i…fushave i (një) të ftohti i…të ftohtit
Dh. (një) fushe fushës (ca) fushave fushave (një) të ftohti të ftohtit
K. (një) fushë fushën (ca) fusha fushat (një) të ftohtë të ftohtët
Rr. (një) fushe fushës (ca) fushave (fushash) fushave (një) të ftohti të ftohtit

Mbiemri – Придавка

Fjalët që shërbejnë për të emërtuar një cilësi ose karakteristikë të frymorit ose  të sendit quhen mbiemra. Mbiemrat përdoren gjithnjë pranë ndonjë mbiemri. (Зборовите кои именуваат некаква карактеристика на суштествата, предметите или на појавите се нарекуваат придавки. Придавките секогаш се употребуваат до именките.)

Në gjuhën shqipe  mbiemrat ndahen në dy grupe (Во албанскиот јазик, придавките се делат на две основни групи):

  1. në mbiemra të nyjshëm (членувани придавки, т.е. со придавски член) – i mirë, i zellshëm,
  2. në mbiemra të panyjshëm (нечленувани придавки, т.е. без придавски член) – guximtar, trim.

Kategoria gramatikore e gjinisë (граматичка категорија – род) së mbiemrave është e kushtëzuar nga gjinia e emrit që e përcakton. Mbiemrat kanë dy gjini – gjininë mashkullore dhe gjininë femërore. (Родот на придавките е условен од родот на именките што ги одредуваат. Придавките имаат два рода – машки и женски.)

Shembull (Пример:):
nxënës i zellshëm – nxënëse e zellshme;
djalë  guximtar – vajzë guximtare.

Kategoria e numrit të mbiemrave (граматичка категорија – број)  është e kushtëzuar nga numri i emrit që e përcakton. (Бројот на придавките е условен од бројот на именките што ги одредуваат.)
Shembull (Примери):  Joni është nxënës i zellshëm, dhe  : Ylli  dhe Joni janë nxënës të zellshëm.

Shkallët e mbiemrit – Степенување на придавките

Mbiemrat cilësorë cilësinë mund ta tregojnë në tri shkallë: në shkallën pohore, krahasore dhe sipërore. (Описните придавки карактеристиките можат да ги прикажат со три степени: позитив, компаратив и суперлатив.)

  1. shkallën pohore mbiemri e cilëson cilësinë e sendit në masë të zakonshme (Во позитив, придавките ги опишуваат карактеристиките на предметите во вообичаен обем): libër i bukur; fjalë e ëmbël; shkollë e madhe.
  2. shkallën krahasore mbiemri cilësinë e sendit e tregon në një masë apo shkallë më të lartë në krahasim me të njëjtën cilësi të një sendi tjetër. (Во компаратив, придавките ги опишуваат карактеристиките на предметите во споредба меѓу два предмета, две групи, класи и сл.)

Shembull (Пример): Shkupi është më i madh se Tetova. Leona është më e madhe se Rea. Mjalta është më e dobishme se sheqeri.

Pra, në shkallën krahasore para mbiemrit përdoret parafjala – më. (Значи, во компаратив, пред придавката се користи префиксот – më.)

  1. shkallën sipërore mbiemri cilësinë e sendit e tregon në masën më të lartë (Во суперлатив, придавките ги опишуваат карактеристиките на предметите во највисок обем):

Ylli është shumë i aftë. Jeta është tepër e zgjuar. Afërdita është mjaft e sjellshme.

Shkalla sipërore formohet me ndajfoljet që përdoren para mbiemrave të shkallës pohore. (Суперлативот се образува со прилозите кои се употребуваат пред придавките кои се во форма на позитив.)

PASQYRA E LAKIMIT EMËR + MBIEMËR ТАБЕЛА НА ДЕКЛИНАЦИЈА НА ИМЕНКА + ПРИДАВКА

rasa

gjinia mashkullore – машки род
njëjës – еднина shumës – множина
e pashquar e shquar e pashquar e shquar
E. (një) djalë i mirë djali i mirë (ca) djem të mirë djemtë e mirë
Gj. i (një) djali të mirë i…djalit të mirë i (ca)  djemve të mirë i… djemve të mirë
Dh. (një) djali të mirë djalit të mirë (ca) djemve  të mirë djemve të mirë
K. (një) djalë të mirë djalin e mirë (ca) djem të mirë djemtë e mirë
Rr. (një) djali të mirë djalit të mirë (ca) djemve të mirë djemve të mirë

 

rasa

gjinia femërore – женски род
njëjës – еднина shumës – множина
e pashquar e shquar e pashquar e shquar
E. (një) vajzë e mirë vajza e mirë (ca) vajza të mira vajzat e mira
Gj. i (një) vajze të mirë i… vajzës së mirë i (ca)  vajzave të mira i… vajzave të mira
Dh. (një) vajze të mirë vajzës së mirë (ca) vajzave të mira vajzave të mira
K. (një) vajzë të mirë vajzën e mirë (ca) vajza të mira vajzat e mira
Rr. (një) vajze të mirë vajzës së mirë (ca) vajzave të mira vajzave të mira

Përemri – Заменка

Përemër quhet ajo pjesë e ligjëratës që tregon në mënyrë të përgjithshme (pa i emërtuar) frymorë, sende, tipare ose sasi të pacaktuara. 

Përemrat në gjuhën shqipe janë (Заменки се нарекуваат зборовите кои означуваат или посочуваат (без да именуваат) суштества, предмети и појави. Заменки во албанскиот јазик се) :

  vetor: unë, ti, ai, ajo, ne, ju, ata, ato
  dëftor: ky, kjo, ai, ajo, i tillë, i atillë, i  këtillë
  pronor: im, e tu, i saj, e tyre etj.
  vetvetor: vete, vetvete
▪  pyetës: kush?, cili, cila? cilët?, cilat? ç’?, çfarë?
  lidhor: që, i cili, e cila, të cilët, të cilat etj.
▪  i pacaktuar: dikush, ndonjë, çfarëdo, diçka, disa etj.

Përemrat vetorë – Лични заменки

Përemrat vetorë quhen fjalët që tregojnë vetat. (Лични заменки се нарекуваат зборовите што означуваат лица (луѓе).

Pasqyra e përemrave vetorë – табела на лични заменки

Veta – Лице  Numri njëjës – еднина Veta – Лице Numri shumës – множина
I   unë – јас I  ne – ние
II    ti – ти II  ju – вие
III    ai (ajo) – тој (таа) III  ata (ato) – тие

– Përemrat vetorë kanë tri veta: vetën e parë, vetën e dytë dhe vetën e tretë. (Личните заменки имаат три лица: прво, второ и трето лице.)
– Përemrat vetorë kanë numrin njëjës dhe numrin shumës. (Личните заменки имаат два броја: еднина и множина.)
– Përemrat vetorë të vetës së tretë njëjës dhe shumës kanë kategorinë gramatikore të gjinisë mashkullore dhe femërore. (Личните заменки ид трето лице, еднина и множина, имаат и граматичка категорија род (машки и женски). ( АiAjo;AtaAto).

Përemrat vetorë lakohen dhe në rasën dhanore e kallëzore, përveç trajtave të plota, kanë dhe trajta të shkurtra. (Личните заменки се деклинираат, но во датив и акузатив, добиваат плус и кратки заменски форми.)

 

rasa

 

veta I
I-во лице
unë – јас

 

veta II
II-ро лице
ti – ти

 

veta III
III-то лице
ai, ajo – тој, таа

 

veta I
I-во лице
ne – ние

 

veta II
II-ро лице
ju – вие

 

veta III
III-то лице
ata, ato – тие

E. unë ti ai, ajo ne  Ju ata, ato
Gj. i … atij, i … asaj i … atyre
Dh. mua më ty të atij i, asaj i neve na juve  ju atyre u
K. mua më ty të atë e ne na ju ju ata i, ato i
Rr. (prej) meje (prej) teje (prej) atij, asaj (prej) nesh (prej) jush (prej) atyre

Trajtat e shkurtra të rasës dhanore e kallëzore, duke u përdorur shpesh pranë njëra-tjetrës, janë shkrirë dhe kanë formuar trajtat e shkurtra të bashkuara. (Кратките заменски форми за датив и акузатив, употребувајќи се една до друга, образуваат кратки споени заменски форми.)
Pra, secila trajtë e rasës dhanore, pavarësisht nga veta e numri, lidhet me trajtën e vetës së tretë njëjës ose shumës të kallëzores. (Секоја форма на датив, од сите броеви и лица, се спојува со трето лице (еднина и множина) од акузативот.)

Pasqyra e trajtave të shkurtra të bashkuara – Табела на кратки заменски форми

dhanore + kallëzore njëjës
датив + акузатив – еднина

+ e = ma
+ e = ta
i + e = ia
na + e = na e
ju + e = jua
u + e = ua

dhanore + kallëzore shumës
датив + акузатив – множина

+ i = m’i
+ i = t’i
i + i = ia
na + i = na i
ju + i = jua
u + i = ua

Përemrat dëftorë – Показни заменки

Përemrat dëftorë janë fjalët që tregojnë frymorë apo sende që ndodhen afër ose larg  folësit. (Показните заменки се зборови што означуваат суштества или предмети кои се блиску или далеку од говорителот.)

Përemrat dëftorë janë (Показни заменки се):

1.  Për afër (За блиску): ky,kjo,këta,këto
                                          i këtillë,e këtillë,të këtillë, të këtilla
i tillë , e tillë, të tillë,të tilla

2. Për larg (За далеку): ai,ajo,ata , ato
                                          i atillë,e atillë,të atillë, të atilla.

rasa njëjës – еднина shumës – множина
mashkullore femërore mashkullore femërore

E.

Gj.

Dh.

K.

Rr.

ky

i këtij

këtij

këtë

këtij

kjo

i kësaj

kësaj

këtë

kësaj

këta

i këtyre

këtyre

këta

këtyre

këto

i këtyre

këtyre

këto

këtyre

Rasa njëjës – еднина shumës – множина
mashkullore femërore mashkullore femërore

E.

Gj.

Dh.

K.

Rr.

i tillë

i të tillë

të tillë

të tillë

të tillë

e tillë

i të tillë

të tillë

të tillë

të tillë

të tillë

të tillë

të tillë

të tillë

të tillë

të tilla

të tilla

të tilla

të tilla

të tilla

Përemrat i atillë dhe i këtillë lakohen njëlloj si i tillë. (Заменките i atillë и i këtillë се деклинираат исто како i tillë.)

Përemrat pronorë – Присвојни заменки

Fjala që tregon se kujt i takon prona e caktuar, quhet përemër pronor. (Зборот што означува на кого му припаѓа одредена сопственост, се нарекува присвојна заменка.)

Format e përemrit pronor janë (Граматичките форми на сопствените заменки се):

 Veta e  parë – прво лице Veta e dytë – второ лице Veta e tretë – трето лице
(miku) im,ynë

(mikesha) ime, jonë

(miqtë ) e  mi, tanë

(mikeshat) e mia, tona

(miku) yt, juaj

(mikesha) jote, juaj

(miqtë  ) e tu , tuaj

(mikeshat) e tua, tuaja

(miku) i tij, i saj,i tyre

(mikesha) e tij, e saj, e tyre

(miqtë) e tij, e saj, e tyre

(mikeshat) e tij, e saj, e tyre

Pasqyra e lakimit emër + përemër pronor – Табела на деклинација на именка + присвојна заменка

VETA E PARË – ПРВО ЛИЦЕ

 

Rasa

Prona njëjës Prona shumës
Pronari njëjës Pronari shumës Pronari njëjës Pronari shumës
Mashkullore Femërore Mashkullore Femërore Mashkullore Femërore Mashkullore Femërore
E shoku im shoqja ime shoku ynë shoqja jonë shokët e mi shoqet e mia shokët tanë shoqet tona
Gj. i shokut tim i  shoqes sime i  shokut tonë i  shoqes sonë i  shokëve të mi i  shoqeve të mia i  shokëve tanë i  shoqeve tona
Dh. shokut tim shoqes sime shokut tonë shoqes sonë shokëve të mi shoqeve të mia shokëve tanë shoqeve tona
K. shokun tim shoqen time shokun tonë shoqen tonë shokët e mi shoqet e mia shokët tanë shoqet tona
Rr. shokut tim shoqes sime shokut tonë shoqes sonë shokëve të mi shoqeve të mia shokëve tanë shoqeve tona

VETA E DYTË – ВТОРО ЛИЦЕ

 

Rasa

Prona njëjës Prona shumës
Pronari njëjës Pronari shumës Pronari njëjës Pronari shumës
Mashkullore Femërore Mashkullore Femërore Mashkullore Femërore Mashkullore Femërore
E shoku yt shoqja jote shoku juaj shoqja juaj shokët e tu shoqet e tua shokët tuaj shoqet tuaja
Gj. i  shokut tënd i  shoqes sate i  shokut tuaj i  shoqes suaj i  shokëve të tu i  shoqeve të tua i  shokëve tuaj i  shoqeve tuaja
Dh. shokut tënd shoqes sate shokut tuaj shoqes suaj shokëve të tu shoqeve të tua shokëve tuaj shoqeve tuaja
K. shokun tënd shoqen tënde shokun tuaj shoqen tuaj shokët e tu shoqet e tua shokët tuaj shoqet tuaja
Rr. shokut tënd shoqes sate shokut tuaj shoqes suaj shokëve të tu shoqeve të tua shokëve tuaj shoqeve tuaja

VETA E TRETË – ТРЕТО ЛИЦЕ

 

Rasa

Prona njëjës Prona shumës
Pronari njëjës Pronari shumës Pronari njëjës Pronari shumës
Mashkullore Femërore Mashkullore Femërore Mashkullore Femërore Mashkullore Femërore
E shoku i tij shoqja e saj shoku i tyre shoqja e tyre shokët e tij shoqet e saj shokët e tyre shoqet e tyre
Gj. i  shokut të tij i  shoqes së saj i  shokut të tyre i  shoqes së tyre i  shokëve të tij i  shoqeve të saj i  shokëve të tyre i  shoqeve të tyre
Dh. shokut të tij shoqes së saj shokut të tyre shoqes së tyre shokëve të tij shoqeve të saj shokëve të tyre shoqeve të tyre
K. shokun e tij shoqen e saj shokun e tyre shoqen e tyre shokët e tij shoqet e saj shokët e tyre shoqet e tyre
Rr. shokut të tij shoqes së saj shokut të tyre shoqes së tyre shokëve të tij shoqeve të saj shokëve të tyre shoqeve të tyre

Përemri pronor mund të përdoret edhe në vend të emrit, si i emërzuar, vetëm në trajtën e shquar.(Присвојната заменка може да се употребува и место именката како поименчена, само во определена форма.)

Pasqyra e lakimit të përemrit pronor të emërzuar -Табела на деклинација на присвојните заменки (именски)

Veta I

Rasa Prona njëjës Prona shumës
Pronari njëjës Pronari shumës Pronari njëjës Pronari shumës
Mashkullore Femërore Mashkullore Femërore Mashkullore Femërore Mashkullore Femërore
E imi imja yni jona të mitë të miat tanët tonat
Gj. i  timit i  simes i  tonit i  sonës i  të mive i  të miave i  tanëve i  tonave
Dh. timit simes tonit sonës të mive të miave tanëve tonave
K. timin timen tonin tonën të mitë të miat tanët tonat
Rr. timit simes tonit sonës të mive të miave tanëve tonave

Veta II

 

Rasa

Prona njëjës Prona shumës
Pronari njëjës Pronari shumës Pronari njëjës Pronari shumës
Mashkullore Femërore Mashkullore Femërore Mashkullore Femërore Mashkullore Femërore
E yti jotja juaji juaja të tutë të tuat tuaji tuajat
Gj. i tëndit i  sates i tuajit i suajës i të tuve i të tuave i tuajit i tuajave
Dh. tëndit sates tuajit suajës të tuve të tuave tuajit tuajave
K. tëndin tënden tuajin tuajën të tutë të tuat tuajin tuajat
Rr. tëndit sates tuajit suajës të tuve të tuave tuajit tuajave

Veta III

Rasa Prona njëjës Prona shumës
Pronari njëjës Pronari shumës Pronari njëjës Pronari shumës
Mashkullore Femërore Mashkullore Femërore Mashkullore Femërore Mashkullore Femërore
E  i tiji/e tija i saji/e saja i tyri e tyrja të tijtë/të tijat të sajtë/të sajat të tyret të tyret
Gj. i të tijit/tijës i të sajit/sajës i të tyrit i së tyres i të tijve/tijave i të sajve/sajave i të tyreve i të tyreve
Dh. të tijit/tijës të sajit/sajës të tyrit së tyres të tijve/tijave të sajve/sajave të tyreve të tyreve
K. të tijin/tijën të sajin/sajën të tyrin të tyren të tijtë/tijat të sajtë/sajat të tyret të tyret
Rr. të tijit/tijës të sajit/sajës të tyrit së tyres të tijve/tijave të sajve/sajave të tyreve të tyreve

Përemri vetvetor – Повратна заменка

Përemri vetvetor nuk ka forma të veçanta për gjininë apo për numrin dhe lakohet si emrat e gjinisë femërore në trajtën e shquar njëjës. (Повратните заменки немаат посебни форми за род или број, и се деклинираат како именките од женски род еднина, определена форма.)

E.                    vetja                vetvetja
Gj.                  i vetes              i vetvetes
Dh.                 vetes                vetvetes
K.                    veten               vetveten
Rr.                  vetes                vetvetes

Përemri pyetës – Прашална заменка

Përemrat pyetës janë (Прашалните заменки се): kush, cili, ç, çfarë, sa, i sati dhe se.
Përemri pyetës kush përdoret për të pyetur vetëm për frymorë dhe ka vetëm kategorinë gramatikore të rasës. (Прашалната заменка kush се употребува за прашување за суштества и има само граматичка категорија падеж.)

E kush
Gj. i kujt
Dh. kujt
K.
Rr. kujt

Përemri cili ka kategorinë e gjinisë: cili për gjininë mashkullore dhe cila për gjininë femërore. Secila formë lakohet në numrin njëjës dhe në shumës. (Заменката cili има форми за род: cili за машки род и cila за женски род. Секоја форма се деклинира во еднина и во множина.)

Rasa mashkullore femërore
njëjës shumës njëjës shumës
E cili cilët cila cilat
Gj. i cilit i cilëve i cilës i cilave
Dh. cilit cilëve cilës cilave
K. cilin cilët cilën cilat
Rr. cilit cilëve cilës cilave

Përemri sa ka vetëm kategorinë gramatikore të rasës. (Заменката sa има само граматичка категорија падеж.)

E sa
Gj. i save
Dh. save
K. sa
Rr. save

 

Përemri lidhor – Лично-предметна заменка

Përemrat lidhorë janë dhe i cili. (Лично-предметните заменки се и i cili.)
Përemri lidhor është i pandryshueshëm, ndërsa i cili del me forma të veçanta sipas numrit, gjinisë dhe rasës. (Лично-предметната заменка  има непроменлива форма, додека i cili има посебни форми по број, род и падеж.)

Rasa mashkullore femërore
njëjës shumës njëjës shumës
E i cili të cilët e cila të cilat
Gj. i të cilit i të cilëve i së cilës i të cilave
Dh. të cilit të cilëve së cilës të cilave
K. të cilin të cilët të cilën të cilat
Rr. të cilit të cilëve së cilës të cilave

Përemri i pacaktuar – Неопределена заменка

Përemra të pacaktuar janë (Неопределени заменки се): kush, dikush, një, njeri, ndonjë, ndonjëri, njëfarë, askush, asnjë, asgjë, gjë, gjëkafshë, diçka, çdo, secili, tjetër, njëri-tjetri, shumë,pak, ca, disa, gjithë, gjithfarë etj (и др.). Disa prej tyre janë të ngurtë, disa të tjerë dalin me forma të ndryshme, në varësi të gjinisë ose të numrit. (Некои од нив имат „скаменета“ форма (т.е. непроменлива форма), а други имаат различни форми, во зависност од родот или бројот.)

Numërorët – Броеви

Fjalët që tregojnë sasinë e caktuar ose numrin e frymorëve, të sendeve apo radhën e tyre, quhen numërorë. (Зборовите со кои се означува количеството или бројот на суштества, предмети или пак нивниот ред, се нарекуват броеви.)

Numërorët ndahen në numërorë (Броевите се делат на): themelorë (главни броеви) dhe rreshtorë (редни броеви).

Me se shkruhen numërorët? (Како се пишуваат броевите?)

Numërorët shkruhen me shifra dhe me fjalë. (Броевите се пишуваат со бројки и со зборови.)

Numërorët themelorë shkruhen me shifra arabe dhe me fjalë. (Основните броеви се пишуваат со арапски броеви, но и со зборови.)

Me shifra arabe           Me fjalë                                         Me shifra arabe             Me fjalë
со арапски броеви   со зборови                                 со арапски броеви     со зборови

1                               një                                                          15                     pesëmbëdhjetë
2                               dy                                                           20                     njëzet
3                               tre (tri)                                                   21                     njëzet e një
4                               katër                                                      30                     tridhjetë
5                               pesë                                                       31                     tridhjetë e një
6                               gjashtë                                                   40                     dyzet
7                               shtatë                                                     50                     pesëdhjetë
8                               tetë                                                         80                     tetëdhjetë
9                               nëntë                                                      90                     nëntëdhjetë
10                             dhjetë                                                    100                   njëqind
11                              njëmbëdhjetë                                      101                   njëqind e një
12                             dymbëdhjetë                                        119                   njëqind e nëntëmbëdhjetë
13                             trembëdhjetë                                       558                    pesëqind e pesëdhjetë e tetë
14                             katërmbëdhjetë                                   1000                 një mijë etj.

Vetëm numri 3 ka gjininë mashkullore (tre djem) dhe gjininë femërore (tri vajza). (Само бројот 3 има посебни форми за машки и за женски род.)

Numërorët rreshtorë shkruhen me shifra romake dhe me fjalë. (Редните броеви се пишуваат со римски бројки, но и со зборови.)

Me shifra romake                                      Me fjalë
со римски бројки                                    со зборови

I                                                           i parë, apo e parë

II                                                         i dytë , apo e dytë

III                                                        i tretë, apo e tretë

IV                                                        i katërt, apo e katërt

V                                                         i pestë, apo e pestë

VI                                                        i gjashtë, apo e gjashtë

VII                                                      i shtatë,apo  e shtatë

VIII                                                     i tetë, apo e tetë

IX                                                        i nëntë, apo e nëntë

X                                                         i dhjetë , apo e dhjetë

XI                                                        i njëmbëdhjetë, apo e njëmbëdhjetë

XII                                                      i dymbëdhjetë, apo e dymbëdhjetë

XIII                                                     i trembëdhjetë, apo e trembëdhjetë

XIV                                                     i katërmbëdhjetë, apo e katërmbëdhjetë

XV                                                      i pesëmbëdhjetë, apo e pesëmbëdhjetë etj.

Numërorët rreshtorë janë të nyjshëm dhe kanë gjininë mashkullore dhe femërore. (Редните броеви се членувани и имаат граматичка форми за машки и за женски род.)

Folja – Глагол

Fjalët që tregojnë veprim (punë), të qenë apo gjendje quhen folje. (Зборовите со кои се означува дејство или состојба се нарекуваат глаголи.)

Foljet në gjuhën shqipe dalin me forma të veçanta në vetën I, II, III, në numrin njëjës dhe shumës, në formën veprore dhe joveprore. (Глаголите во албанскиот јазик се јавуваат со посебни форми за прво, второ и трето лице (еднина и множина), во активна и во пасивна форма.)

Kohët e foljes janë: e tashme, e pakryer, e kryer e thjeshtë, kryer, më se e kryer, e kryer e tejshkuar, e ardhme, e ardhme e përparme. (Глаголски времиња се: сегашно, минато определено несвршено, минато определено свршено, минато неопределено несвршено, предминато, одамна минато, идно време, минато-идно време.)

Mënyrat e foljes janë: dëftore, habitore, lidhore, kushtore, dëshirore dhe urdhërore. (Начинските форми на глаголот се: исказен начин, адмиратив, глаголска да-конструкција (конјунктив), можен-условен начин, желбен начин и заповеден начин.)

Në gjuhën shqipe foljet kam e jam shërbejnë për të formuar kohët e përbëra të foljes. (Во албанскиот јазик, глаголите kam (имам) и jam (сум) образуваат сложени глаголски форми.) Në këtë rast ato quhen folje ndihmëse (Во овој случај се нарекуваат помошни глаголи) (kam kënduar, jam vonuar etj.)

Sipas tingullit fundor të temës së foljes dhe mbaresave që marrin në kohën e tashme të mënyrës dëftore, foljet klasifikohen në tri zgjedhime (Глаголите имаат три конјугации):

  1. Zgjedhimi I (Прва конјугација): Foljet me temë më zanore që në vetën I njëjës të kohës së tashme të mënyrës dëftore marrin mbaresën –j (Глаголите со самогласка кои во прво лице, сегашно време, исказен начин, ја добиваат наставката -ј): laj, fshij, këndoj, shkruaj, thyej etj.
  2. Zgjedhimi II (Втора конјугација): Foljet me temë më bashkëtingëllore (Глаголите со согласка): kap, rrit, hap, dredh, dal etj.
  3. Zgjedhimi III (Трета конјугација): Foljet me temë më zanore që në tri vetat e njëjësit të kohës së tashme të mënyrës dëftore nuk marrin mbaresë (Глаголите со самогласка кои во трите лица, сегашно време, исказен начин, не добиваат наставки): zë, di, pi, fle etj.

Një grup i vogël foljesh nuk zgjedhohen sipas asnjërit prej tri modeleve të mësipërme dhe quhen folje të parregullta. Ato janë (Една мала група на глаголи немаат конјугации и се нарекуваат нелични глаголи. Тие се): jam, kam, bie (rënë), bie (prurë), ha, jap, rri, shoh, vij, them, dua, , vdes, vete.

Mënyra dëftore – Исказен начин

ZGJEDHIMI I FOLJES NDIHMËSE KAM – КОНЈУГАЦИЈА НА ПОМОШНИОТ ГЛАГОЛ ИМАМ

koha
време
e tashme
сегашно
e pakryer
мин. опр. несврш.
e kr. e thj.
мин. опр. сврш.
e kryer
мин. неопр. несврш.
më se e kr.
предминато
e kr. e tejshk.
одамна минато
e ardhme
идно време

e ardh. e përp.
Минато-идно време

unë kam kisha pata kam pasur kisha pasur pata pasur do të kem do të kem pasur
ti ke kishe pate ke pasur kishe pasur pate pasur do të kesh do të kesh pasur
ai / ajo ka kishte pati ka pasur kishte pasur pati pasur do të ketë do të ketë pasur
ne kemi kishim patëm kemi pasur kishim pasur patëm pasur do të kemi do të kemi pasur
ju keni kishit patët keni pasur kishit pasur patët pasur do të keni do të keni pasur
ata / ato kanë kishin patën kanë pasur kishin pasur patën pasur do të kenë do të kenë pasur

 

ZGJEDHIMI I FOLJES NDIHMËSE JAM – КОНЈУГАЦИЈА НА ПОМОШНИОТ ГЛАГОЛ СУМ

koha
време
e tashme
сегашно
e pakryer
мин. опр. несврш.
e kr. e thj.
мин. опр. сврш.
e kryer
мин. неопр. несврш.
më se e kr.
предминато
e kr. e tejshk.
одамна минато
e ardhme
идно време
e ardh. e përp.
Минато-идно време
unë jam isha qeshë kam qenë kisha qenë pata qenë do të jem do të kem qenë
ti je ishe qe ke qenë kishe qenë pate qenë do të jesh do të kesh qenë
ai / ajo është ishte qe ka qenë kishte qenë pati qenë do të jetë do të ketë qenë
ne jemi ishim qemë kemi qenë kishim qenë patëm qenë do të jemi do të kemi qenë
ju jeni ishit qetë keni qenë kishit qenë patët qenë do të jeni do të keni qenë
ata / ato janë ishin qenë kanë qenë kishin qenë patën qenë do të jenë do të kenë qenë

 

FOLJE TË ZGJEDHIMIT I – ГЛАГОЛ ОД ПРВА КОНЈУГАЦИЈА

koha
време
e tashme
сегашно
e pakryer
мин. опр. несврш.
e kr. e thj.
мин. опр. сврш.
e kryer
мин. неопр. несврш.
më se e kr.
предминато
e kr. e tejshk.
одамна минато
e ardhme
идно време
e ardh. e përp.
Минато-идно време
unë punoj punoja punova kam punuar kisha punuar pata punuar do të punoj do të kem punuar
ti punon punoje punove ke punuar kishe punuar pate punuar do të punosh do të kesh punuar
ai / ajo punon punonte punoi ka punuar kishte punuar pati punuar do të puno do të ketë punuar
ne punojmë punonim punuam kemi punuar kishim punuar patëm punuar do të punojmë do të kemi punuar
ju punoni punonit punuat keni punuar kishit punuar patët punuar do të punoni do të keni punuar
ata / ato punojnë dëgjonin dëgjuan kanë punuar kishin punuar patën punuar do të punojnë do të kenë punuar

 

FOLJE TË ZGJEDHIMIT II – ГЛАГОЛ ОД ВТОРА КОНЈУГАЦИЈА

koha
време
e tashme
сегашно
e pakryer
мин. опр. несврш.
e kr. e thj.
мин. опр. сврш.
e kryer
мин. неопр. несврш.
më se e kr.
предминато
e kr. e tejshk.
одамна минато
e ardhme
идно време
e ardh. e përp.
Минато-идно време
unë kap kapja kapa kam  kapur kisha kapur pata kapur do të kap do të kem kapur
ti kap kapje kape ke kapur kishe kapur pate kapur do të kapësh do të kesh kapur
ai / ajo kap kapte kapi ka kapur kishte kapur pati kapur do të kapë do të ketë kapur
ne kapim kapnim kapëm kemi kapur kishim kapur patëm kapur do të kapim do të kemi kapur
ju kapni kapnit kapët keni kapur kishit kapur patët kapur do të kapni do të keni kapur
ata / ato kapin kapnin kapën kanë kapur kishin kapur patën kapur do të kapin do të kenë kapur

 

FOLJE TË ZGJEDHIMIT III – ГЛАГОЛ ОД ТРЕТА КОНЈУГАЦИЈА

koha
време
e tashme
сегашно
e pakryer
мин. опр. несврш.
e kr. e thj.
мин. опр. сврш.
e kryer
мин. неопр. несврш.
më se e kr.
предминато
e kr. e tejshk.
одамна минато
e ardhme
идно време
e ardh. e përp.
Минато-идно време
unë zija zura kam  zënë kisha zënë pata zënë do të zë do të kem zënë
ti zije zure ke zënë kishe zënë pate zënë do të zësh do të kesh zënë
ai / ajo zinte zuri ka zënë kishte zënë pati zënë do të zë do të ketë zënë
ne zinim zu kemi zënë kishim zënë patëm zënë do të zë do të kemi zënë
ju zini zinit zu keni zënë kishit zënë patët zënë do të zini do të keni zënë
ata / ato zinin zu kanë zënë kishin zënë patën zënë do të zë do të kenë zënë

Mënyra habitore – Адмиратив

ZGJEDHIMI I FOLJEVE NDIHMËSE KAM DHE JAM – КОНЈУГАЦИЈА НА ПОМОШНИТЕ ГЛАГОЛИ ИМАМ И СУМ

  e tashme e pakryer e kryer më se e kryer
unë paskam qenkam paskësha qenkësha paskam pasur paskam qenë paskësha pasur paskësha qenë
ti paske qenke paskëshe qenkëshe paske pasur paske qenë paskëshe pasur paskëshe qenë
ai / ajo paska qenka paskësh qenkësh paska pasur paska qenë paskësh pasur paskësh qenë
ne paskemi qenkemi paskëshim qenkëshim paskemi pasur paskemi qenë paskëshim pasur paskëshim qenë
ju paskeni qenkeni paskëshit qenkëshit paskeni pasur paskeni qenë paskëshit pasur paskëshit qenë
ata / ato paskan qenkan paskëshin qenkëshin paskan pasur paskan qenë paskëshin pasur paskëshin qenë

 

ZGJEDHIMI I FOLJEVE NË MËNYRËN HABITORE – КОНЈУГАЦИЈА НА ГЛАГОЛИ ВО АДМИРАТИВ

  e tashme e pakryer e kryer më se e kryer
unë punuakam kapkam zënkam punuakësha kapkësha zënkësha paskam punuar / kapur / zënë paskësha punuar / kapur / zënë
ti punuake kapke zënke punuakëshe kapkëshe zënkëshe paske punuar / kapur / zënë paskëshe punuar / kapur / zënë
ai / ajo punuaka kapka zënka punuakësh kapkësh zënkësh paska punuar / kapur / zënë paskësh punuar / kapur / zënë
ne punuakemi kapkemi zënkemi punuakëshim kapkëshim zënkëshim paskemi punuar / kapur / zënë paskëshim punuar / kapur / zënë
ju punuakeni kapkeni zënkeni punuakëshit kapkëshit zënkëshit paskeni punuar / kapur / zënë paskëshit punuar / kapur / zënë
ata / ato punuakan kapkan zënkan punuakëshin kapkëshin zënkëshin paskan punuar / kapur / zënë paskëshin punuar / kapur / zënë

 

Mënyra lidhore – Глаголска да-конструкција (конјунктив)

ZGJEDHIMI I FOLJEVE KAM DHE JAM NË MËNYRËN LIDHORE – КОНЈУГАЦИЈА НА ПОМОШНИТЕ ГЛАГОЛИ ИМАМ И СУМ ВО КОНЈУНКТИВ

  e tashme e pakryer e kryer më se e kryer
unë të kem të jem të kisha të isha të kem pasur të kem qenë të kisha pasur të kisha qenë
ti të kesh të jesh të kishe të ishe të kesh pasur të kesh qenë të kishe pasur të kishe qenë
ai / ajo të ketë të jetë të kishte të ishte të ketë pasur të ketë qenë të kishte pasur të kishte qenë
ne të kemi të jemi të kishim të ishim të kemi pasur të kemi qenë të kishim pasur të kishim qenë
ju të keni të jeni të kishit të ishit të keni pasur të keni qenë të kishit pasur të kishit qenë
ata / ato të kenë të jenë të kishin të ishin të kenë pasur të kenë qenë të kishin pasur të kishin qenë

 

ZGJEDHIMI I FOLJEVE NË MËNYRËN LIDHORE

  e tashme e pakryer e kryer më se e kryer
unë të punoj të kap të zë të punoja të kapja të zija të kem punuar / kapur / zënë të kisha  punuar / kapur / zënë
ti të punosh të kapësh të zësh të punoje të kapje të zije të kesh  punuar / kapur / zënë të kishe  punuar / kapur / zënë
ai / ajo të puno të kapë të zë të punonte të kapte të zinte të ketë  punuar / kapur / zënë të kishte  punuar / kapur / zënë
ne të punojmë të kapim të zë të punonim të kapnim të zinim të kemi  punuar / kapur / zënë të kishim  punuar / kapur / zënë
ju të punoni të kapni të zini të punonit të kapnit të zinit të keni  punuar / kapur / zënë të kishit  punuar / kapur / zënë
ata / ato të punojnë të kapin të zë të punonin të kapnin të zinin të kenë  punuar / kapur / zënë të kishin  punuar / kapur / zënë

Mënyra kushtore – Можен-условен начин

ZGJEDHIMI I FOLJEVE – КОНЈУГАЦИЈА НА ГЛАГОЛИТЕ

  e tashme e kryer
unë do të kisha do të isha do të punoja do të kapja do të zija do të kisha pasur / qenë / punuar / kapur / zënë
ti do të kishe do të ishe do të punoje do të kapje do të zije do të kishe pasur /  qenë / punuar / kapur / zënë
ai / ajo do të kishte do të ishte do të punonte do të kapte do të zinte do të kishte pasur /  qenë / punuar / kapur / zënë
ne do të kishim do të ishim do të punonim do të kapnim do të zinim do të kishim pasur /  qenë / punuar / kapur / zënë
ju do të kishit do të ishit do të punonit do të kapnit do të zinit do të kishit pasur /  qenë / punuar / kapur / zënë
ata / ato do të kishin do të ishin do të punonin do të kapnin do të zinin do të kishin pasur /  qenë / punuar / kapur / zënë

Mënyra dëshirore – Желбен начин

ZGJEDHIMI I FOLJEVE – КОНЈУГАЦИЈА НА ГЛАГОЛИТЕ

  e tashme e kryer
unë paça qofsha punofsha kapsha zënça paça pasur / qenë / punuar / kapur / zënë
ti paç qofsh punofsh kapsh zënç paç pasur / qenë /  punuar / kapur / zënë
ai / ajo pas qof punof kap zën pastë pasur / qenë /  punuar / kapur / zënë
ne paçim qofshim punofshim kapshim zënçim paçim pasur / qenë /  punuar / kapur / zënë
ju paçi qofshi punofshi kapshi zënçi paçi pasur / qenë /  punuar / kapur / zënë
ata / ato paçin qofshin punofshin kapshin zënçin paçin pasur / qenë /  punuar / kapur / zënë

 

Mënyra urdhërore – Заповеден начин

Mënyra urdhërore ka vetëm format e vetës së dytë njëjës e shumës. Format e vetës së dytë shumës urdhërore janë të njëjta me ato të vetës së dytë shumës të së tashmes dëftore: punoni, shkruani, merrni, kapni, lini, pini etj. (Форми на заповеден начин има само за второто лице во еднина и во множина. Формите за второ лице множина се исти како тие од второ лице множина од сегашното време (исказен начин): punoni, shkruani, merrni, kapni, lini, pini и др.)

Në vetën e dytë njëjës të urdhërores folja (Во второ лице еднина формата за заповеден начин на глаголот e):

– del pa mbaresë (без наставка): mëso, lexo
– merr mbaresën (со наставка) –j: luaj, shkruaj
– pëson ndërrime tingujsh (со промена на гласот): fli, piq
– del me temë të zgjeruar më –r (со основа на -р): vër, zër
– por ajo mund të jetë e njëjtë me vetën e dytë njëjës të dëftores (може да биде иста со второто лице од исказниот начин): merr, pi

Forma të pashtjelluara foljore – Нелични глаголски форми

Format e pashtjelluara quhen kështu sepse nuk ndryshojnë sipas vetës, numrit e kohës. (Се нарекуваат нелични глаголски форми бидејќи не ја менуваат формата по лице, број и време.)

▪   Pjesorja – глаголска придавка
Pjesorja është formë e pashtjelluar që ka tipare të mbiemrit dhe të foljes. Me anë të pjesores ndërtohen format e tjera të pashtjelluara: pa punuar, duke punuar, për të punuar, por pjesorja shërben gjithashtu dhe për të ndërtuar kohët e përbëra: kam mësuar, paske mësuar, të kishit mësuar, do të kisha mësuar, pastë mësuar etj.( Глаголската придавка  е нелична глаголска форма која има особини на придавка и на глагол. Со помош на глаголската придавка се формираат и други нелични глаголски форми: pa punuar, duke punuar, për të punuar, но глаголската придавка служи и за формирање на сложени глаголски времиња: kam mësuar, paske mësuar, të kishit mësuar, do të kisha mësuar, pastë mësuar и др.)

▪   Forma e pashtjelluar mohore (Неменлива (нелична) одречна глаголска форма)
Forma e pashtjelluar mohore ndërtohet nga pjesëza mohuese pa dhe pjesorja e foljes: pa blerë pa ngrënë pa folur pa ardhur pa menduar etj. (Неменлива (нелична) одречна глаголска форма се формира од одрекувана честичка pa и глаголската придавка: pa blerë pa ngrënë pa folur pa ardhur pa menduar и др.)

▪   Përcjellorja – глаголски прилог
Përcjellorja ndërtohet nga pjesëza duke dhe pjesorja e foljes: duke qarë, duke dëgjuar, duke fjetur, duke parë etj. (Глаголски прилог се формира од честичката duke и глаголската придавка: duke qarë, duke dëgjuar, duke fjetur, duke parë и др.)

▪   Paskajorja – инфинитив
Forma e pashtjelluar e tipit për të folur ndërtohet nga pjesëzat për të + pjesoren e foljes: për të kapur, për të larë, për të ecur etj. (Неличната глаголска форма од типот për të folur се формира од честиците për të + глаголската придавка: për të kapur, për të larë, për të ecur и др.

Ndajfolja – Прилог

Fjala që plotëson kuptimin e një foljeje quhet ndajfolje (Зборот што го надополнува значењето на глаголот се нарекува прилог).

Shembuj (примери):

            Flasim bukur. Jemi mirë. Udhëtojmë larg. (Зборуваме убаво. Сме добро. Патуваме далеку.)

Ndajfoljet në gjuhën shqipe ndahen në (Прилозите во албанскиот јазик се делат):

▪    Ndajfoljet e mënyrës tregojnë mënyrën se si kryhet një veprim. Ato janë (Прилозите за начин го покажуваат начинот како се одвива едно дејство. Тие се): ashpërsisht, barkas,  besnikërisht,  bujarisht, bukur, burrërisht,  cekët,  djallëzisht,  dhelpërisht, egërsisht,  ëmbël,  fizikisht, fuqishëm,  furishëm,  gëzueshëm,  gjallërisht,  gjatë,  gjerë,  haptazi,  hareshëm,  heroikisht,  hollë,  hollësisht,  imtësisht, keq,  lehtë,  lehtësisht,  mbarë,  me hir,  me pahir,  me të mirë,  me zor,  mendueshëm,  menjëherë, mirë,  natyrshëm, ngadalë,  ngultas,  nxitimthi,  pa të drejtë,  pa të keq,  pak nga pak,  papandehur,  papritur,  pastër,  përzemërsisht,  pjesërisht,  pleqërisht,  qartë,  qenërisht,  qetë,  rastësisht,  rëndom,  rrjedhshëm,  shkurt, shpesh,  shterueshëm,  shtrembër,  teorikisht, trimërisht,  thellë,  thjesht,  thjeshtësisht,  ulët,  ushtarakisht,  vazhdimisht,  vështirë,  vullnetarisht,  zyrtarisht

▪    Ndajfoljet e sasisë tregojnë shkallën e kryerjes së një veprimi. Të tilla janë (Прилозите за количество го покажуваат степенот на одвивање на едно дејство. Тие се): aq, kaq, shumë, pak, mjaft, tepër, , një herë, dy herë, njëfish, dyfish, pesëfish

▪    Ndajfoljet e vendit tregojnë vendin ku kryhet një veprim. Ato janë (Прилозите за место го покажуваат местото каде се одвива едно дејство. Тие се): afër, andej,  anekënd,  anembanë,  asgjëkund,  atje, aty,  brenda,  diku,  djathtas, gjëkund, gjithandej,  jashtë,  këndej,  këtu, kudo,  larg,  lart, majtas, mënjanë,  në të djathtë, ngado,  para,  përjashta,  përpara,  përtej,  poshtë, pranë,  prapa, rreth,  sipër,  tekdo,   tutje,  vende-vende

▪    Ndajfoljet e kohës tregojnë kohën e kryerjes së një veprimi. Ndajfolje kohe janë (Прилозите за време го покажуваат времето кога се одвива едно дејство. Прилози за место се): askurrë, asnjëherë, ditë për ditë, aty për aty,  dendur,  dikur,  ditë për ditë,  dje, gjatë, gjithmonë, gjithnjë,  herë pas here, herët,  javë për javë,  kohë pas kohe,  kurdoherë, kurrë,  mbrëmë,  menjëherë,  mot, motmot,  natë për natë,  ndonjëherë, nesër,  nganjëherë, një çikë, një herë e një kohë,  një hop,  një moti,  njëherë,  njëherë përnjëherë,  pak,  paradite, pardje,  parmbrëmë,  parvjet,  pasdite,  pasdreke,  pasnesër,  pastaj,  përditë, rrallë,  së lashti,  së shpejti,  sonte, sot,  sot për sot,  shpejt, shpeshherë, tani,  vjet, vonë

▪    Ndajfoljet e shkakut shërbejnë për të treguar a për të pyetur për shkakun e kryerjes së një veprimi dhe janë (Прилозите за причина се користат за прикажување или за прашување за причината на одвивање на дејството и тие се): përse, pse, prandaj, andaj.

Parafjala – Предлог

Parafjala është pjesë e pandryshueshme e ligjëratës që vihet para një emri, përemri a numërori dhe këta i vë në lidhje me fjalë të tjera në një rasë të caktuar. Parafjalët na ndihmojnë për të gjetur rasat e emrave a të përemrave, sepse çdo fjalë kërkon një rasë të caktuar. Emrat në rasën gjinore e dhanore nuk kanë parafjalë. Në vazhdim po japim një pasqyrë të përdorimit ose të mospërdorimit të parafjalëve në rasa. (Предлозите се неменливи службени (помошни) зборови кои стојат пред именки, заменки или броеви и со сите искажуваат различни односи помеѓу други зборови во даден падеж. Предлозите ни помагаат за полесно да ги најдеме падежите на именките и заменките, бидејќи секој збор бара одреден падеж. Именките во генитив и датив немаат предлози. Подолу ќе дадеме преглед на употреба или неупотреба на предлозите по падежи):

Parafjalët e rasës emërore janë (Предлози за номинатив се): nga, te dhe tek.

Parafjalët e rasës kallëzore janë (Предлози за акузатив се): në, me, për, pa, më, mbi, nën, ndër, nëpër, bashkë me, tok me, me gjithë, në krahasim me, në lidhje me, në pajtim me, në përshtatje me etj.

Parafjalët e rasës rrjedhore janë (Предлози за аблатив се): prej, ndaj, anë, majë, buzë, afër, krahas, larg, përveç, sipas, me anë, në mes.

Lidhëza – Сврзник

Lidhëza është pjesë e pandryshueshme e ligjëratës, që lidh dy gjymtyrë fjalie ose dy fjali dhe shpreh marrëdhënie të ndryshme sintaksore ndërmjet tyre. Sipas funksionit sintaksor, lidhlzat ndahen në (Сврзниците се службени зборови, кои поврзуваат два реченични члена или две реченици и изразуваат различни односи меѓу речениците. Според синтаксичките функции, сврзниците се делат на):

1. Lidhëza bashkërenditëse – Координациски сврзници

Lidhëzat bashkërenditëse ndahen në disa grupe. Ato janë (Координациските сврзници се делат во две групи. Тие се):

▪   Lidhëza këpujore janë (Составни сврзници се): as, dhe, e, edhe, si edhe, hem … hem, si … si, si … ashtu (e)dhe, as, dhe, as … as, dhe … dhe, edhe … edhe etj.
▪   Lidhëza veçuese janë (Разделни сврзници се): a, apo, o, ose, daç … daç, ja … ja, ndo … ndo, qoftë … qoftë, o … o, ose … ose etj.
▪   Lidhëza kundërshtore janë (Спротивни сврзници се): kurse, megjithatë, megjithëkëtë, mirëpo, ndërsa, teksa, po, por, porse, veç, veçqë, veçse, vetëm, vetëm se etj.
▪   Lidhëza përmbyllëse janë (Заклучни сврзници се): andaj, ndaj, pa, prandaj.
▪   Lidhëza të shkallëzimit janë (Степенувани сврзници се): jo që … po, jo që … po(r) edhe, jo veç (që) … por edhe, jo vetëm (që) … por, jo vetëm (që) … por as, jo vetëm (që) … por edhe, jo vetëm (që) … porse, le që … por, le që … por as (që), le që … por edhe.

2. Lidhëzat nënrenditëse – Субординациски сврзници

Lidhëzat nënrenditëse ndahen në disa grupe. Ato janë (Субординациските сврзници се делат на неколку групи. Тие се):

▪   Lidhëzat ftilluese janë (Експликативни сврзници се): se, që, në, nëse.
▪   Lidhëza vendore janë (Локативни сврзници се): ku, tek, nga, kudo, ngado, tekdo, deri ku, gjer ku, nga ku, që ku, kudo që, ngado që, tekdo që etj.
▪   Lidhëza kohore janë (Временски сврзници се): kur, sa, si, tek, që, derisa, gjersa, pasi, mbasi, ndërsa, porsa, qëkurse, sapo, teksa, kurdo që, kurdoherë që, para se, posa që, që kur, që se, qysh se, sapo që, sa herë që etj.
▪   Lidhëza shkakore janë (Причински сврзници се): se, sepse, si, pasi, derisa, gjersa, përderisa, kur, që, sapo, meqenëse, meqë, ngaqë, ngase, prejse, duke qenë se, nga frika se, nga shkaku që, për arsye se, për shkak se, posa që, sapo që etj.
▪   Lidhëza qëllimore janë (Намерни (финални) сврзници се): , me qëllim që, në mënyrë që.
▪   Lidhëza krahasore-mënyrore janë (Компаративно-начински сврзници се): sa, se, si, sesa, porsi, sikurse, sikundërse, ashtu siç etj.
▪   Lidhëza kushtore janë (Условни сврзници се): , po, nëse, kur, sikur, në qoftë se, në është se, në rast se, po qe se, me kusht që etj.
▪   Lidhëza rrjedhimore janë (Последични сврзници се): sa, saqë, që, aq sa, kështu që.
▪   Lidhëza lejore janë (Концесивни (допусни) сврзници се): megjithëse, megjithëqë, ndonëse, sado që, edhe në, edhe në qoftë se, edhe po, edhe pse, edhe sepse, edhe sikur.

Pjesëza – Честица

Pjesëza është pjesë e pandryshueshme e ligjëratës, që shërben për të shprehur qëndrimin e folësit ndaj asaj që thuhet, duke i dhënë një fjale a tërë fjalisë një ngjyrim plotësues ose për të shprehur lloje të ndryshme të lidhjeve gramatikore. Pjesëzat mund të jenë (Честичките се неменливи зборови што служат за истакнување или определување на други зборови, како и за образување на некои граматички форми. Честичките можат да бидат):

1. Pjesëza që shprehin ngjyrime kuptimore të përgjithshme (Честички кои го изразуваат општото значење)

▪   Pjesëza dëftuese (Показна честичка): ja.
▪   Pjesëzat përcaktuese-saktësuese janë (Определувачки честички се): bash, deri (gjer), mu, pikërisht, plot, po, porsa (posa), që, qysh, rrumbullak, sa, sapo etj.
▪   Pjesëzat përforcuese janë (Засилувачки честички се): bile, dhe, edhe, madje, sidomos, veç, veçse, vetëm, veçanërisht bile, dhe, edhe, madje sidomos, veç, veçse, veçanërisht, vetëm etj.
▪   Pjesëzat përafruese janë (Честички за приближна вредност се): afërsisht (afro), aty-aty, nja, si nja, gati, rreth, thuajse (pothuajse), desh, mend etj.

2. Pjesëzat modale (Модални честички)

▪   Pjesëzat pohuese janë (Потврдни честички се): po, posi, po që po, po se po, si urdhëron etj.
▪   Pjesëzat mohuese janë (Одречни честички се): jo, mos, nuk, s’, jo që jo, jo se jo, as që etj.
▪   Pjesëzat dyshuese janë (Дубитативни честички се): gjë, kushedi, mbase, ndoshta, sikur, vallë etj.
▪   Pjesëzat zbutëse janë (Разблажувачки честички се): pa, as, le, para, dot etj.

3. Pjesëzat emocionuese-shprehëse (Емоционално-изразни честички)

Pjesëzat emocionuese-shprehëse janë (Емоционално-изразни честички се): ç’, de, pa, pale, pra, se, seç etj.

Pasthirrma – Извици

Pasthirrma (eksklamacioni) është fjalë e pandryshueshme. Pasthirrmat janë tinguj, grupe tingujsh, fjalë ose togje fjalësh. Me anën e pasthirrmave shprehim ndjenja të fuqishme shpirtërore: gëzim, kënaqësi, habi, dëshpërim, pikëllim, dhembje, frikë etj., andaj ato ndahen (Извик е неменлив збор. Извиците се зборови што служат непосредно да изразат различни чувства, да обрнат внимание или звучно да  претстават (имитираат) разни звуци. Со помош на нив изразуваме моќни духовни чувства, како: радост, задоволство, изненадување, очај, тага, болка, страв и др., затоа се делат):

1. Pasthirrmat emocionuese (Емотивни извици)

▪    Pasthirrma që shprehin ndjenja të gëzuara (Извици кои изразуваат радосни чувства): ëhëhë, o, oh, oho, hoho, ohoho, të lumtë, urra etj.
▪    Pasthirrma që shprehin habi (Извици кои изразуваат изненадување): au, eu, oj, ou, pa, u, ua, uh etj.
▪    Pasthirrma që shprehin frikë, dëshpërim, hidhërim (Извици кои изразуваат страв, очај, огорченост): bobo, bubu, korba, kuku, obobo, qyqja, ububu, e zeza etj.:
▪    Pasthirrma që shprehin mosbesim, mospërfillje, përbuzje (Извици кои изразуваат неверување, непочитување, презир): aha, bah, ehe, ahu, i, ohu, ptu, y etj.:
▪    Pasthirrma që shprehin pakënaqësi, keqardhje, mërzi, dhimbje (Извици кои изразуваат незадоволство, здодевност, жалење, болка ): a, ah, e, eh, of, oi, uf etj.:

2. Pasthirrmat nxitëse (Поттикнувачки извици)

▪    Pasthirrma që shprehin thirrje (Извици кои изразуваат повик) : ej(hej), o, ore (or, mor, more), moj (ori, mori), pëst etj.
▪    Pasthirrma që shprehin nxitje, urdhër ose lutje (Извици кои изразуваат поттик, наредба или молба): oburra, forca, hop (hopa), hë, na, sus, shët, të keqen etj.
▪   Pasthirrma që shprehin përshëndetje të ndryshme, mirënjohje, mallkime, sharje, ngushëllime (Извици кои изразуваат различни поздрави, благодарности, проклетства, жалење, сочувство): faleminderit, lamtumirë, mirëmëngjesi, mirëdita, mirëmbrëma, mirupafshim, mirë se erdhe, mirë se vjen, ditën e mirë, natën e mirë, tungjatjeta, udha e mbarë etj.

Sintaksë (Синтакса)

Fjalia e thjeshtë – Проста реченица

Marrim fjalitë (Читајте ги речениците):

Livadhi është shndërruar në ylberin më të madh.
Një dallëndyshe e bukur iu soll fshatit përreth.
Secilën shtëpi e shikoi me vëmendje.
Vetëm  ajo mund ta dijë.

Siç vërehet, të gjitha fjalitë  kanë  vetëm nga një folje. Prandaj themi se këto fjali janë  fjali të thjeshta. (Како што може да се види, сите реченици имаат само еден прирок (глагол). Затоа кажуваме дека овие реченици се прости реченици.)

MBANI MEND (ЗАПОМНЕТЕ)
Fjalia e thjeshtë është ajo fjali që përmban vetëm një folje. (Проста реченица е реченицата која содржи само еден прирок (глагол).)
Shpesh përdorim edhe fjali të thjeshta pa folje. (Честопати употребуваме прости реченици без глаголи.)
Shembuj (примери): Heshtje varri. Qershi të mira. Përpara o shokë. Abece e njohur. Arome e këndshme. Aromë pranverore. Shi vjeshte.

Fjalia e përbërë – Сложена реченица

Njëherë në një fshat rronte një vajzë e bukur, të cilën e quanin Hanife. Ajo ishte fëmija e vetme e prindërve. Vajza u rrit,u bë e madhe, por s’prekte punë me dorë.

Filluan të vinin shkuesit e ta kërkojnë për nuse. E ëma të gjithëve u përgjigjej. Hanifja është vajzë e lazdëruar. Vajza jonë s’është mësuar të punojë.

Еднаш во едно село живееше една убава девојка која се викаше Ханифе. Таа беше единственото дете на нејзините родители. Девојката порасна, стана голема, но таа не работеше ништо со нејзините раце.

Почнаа да доаѓаат за да ја побараат нејзината рака (да ја бараат за невеста). Мајка ѝ на сите им одговараше. Ханифа е галениче девојка. Нашата ќерка не е учена да работи.

                                                                                            Popullore (Народна)

Le të veçojmë dy fjali nga fragmenti. (Да ги издвоиме следните две реченици од фрагментот.)

1.Ajo ishte fëmija e vetme e prindërve.
2.Vajza u rrit,u bë e madhe, por s’prekte punë me dorë.

Fjalia e parë ka vetëm një folje ( mënyra dëftore), prandaj është fjali e thjeshtë. (Првата реченица има само еден глагол (во исказен начин), и затоа е проста реченица.)
Fjalia e dytë ka më shumë se një folje në një nga mënyrat e zgjedhimit ( dëftore) : u rrit, u bë dhe s’prekte. Ajo është fjali e përbërë. (Втората реченица има повеќе од еден глагол во еден од глаголските начини (исказен): u rrit, u bë и s’prekte. Таа е сложена реченица.)

Fjalia e thjeshtë ka vetëm një folje në një nga mënyrat e zgjedhimit.

Fjalia e përbërë ka më shumë se një folje ( dy,tri,katër etj. ), që të gjitha në një nga mënyrat e zgjedhimit të foljes. Çdo folje e tillë formon një pjesë të fjalisë së përbërë.

Простата реченица има само еден глагол во еден од начините на конјугациите.  Сложената реченица има повеќе од еден глагол (два, три, четири, итн.), сите во една од глаголските конјугации. Секој таков глагол претставува дел од сложената реченица.

KUJDES (ЗАПОМНЕТЕ)
-Nëse foljet përdoren në njërën nga format e pashtjelluara, atëherë ato nuk formojnë pjesë të fjalisë si p.sh. (Ако глаголите се употребуваат во една од неличните глаголски форми, тогаш тие не претставуваат (формираат) посебна реченица односно дел од реченицата, како на пр:)

Këngëtari prehet duke kënduar  – Folja  duke kënduar, që është formë e pashtjelluar përcjellore, nuk formon pjesë fjalie të përbërë. Prandaj kjo fjali që ka vetëm një folje në një nga mënyrat e zgjedhimit të saj ( prehet), është fjali e thjeshtë. (Пејачот одмара со пеење – глаголот duke kënduar, кој е глаголски прилог, не е дел од сложената реченица (т.е. не формира сложена реченица). Значи ова реченица која има само еден глагол во еден од начините на  неговата конјугациа (prehet) е проста реченица.)

Kryefjala – Подмет

Kryefjala është frymori a sendi që e kryen veprimin kur folja kallëzues është në diatezën veprore. (Подмет е суштеството или предметот што го извршува дејството кога глаголот-прирок е во активно глаголско дејство.)

Me se shprehet kryefjala? (Со што се изразува подметот?)
Kryefjala shprehet me (Подметот се изразува со):

▪   me të gjitha llojet e emrave (të përgjithshëm,të përveçëm,përmbledhës etj.) në rasën emërore pa parafjalë (со сите видови именки (општи, сопствени, збирни и др.) во номинатив без предлози):
p.sh. (пр.)
Artani gjithmonë vjen i përgatitur në shkollë.
Njeriu ka nder, gjërat kanë vlerë.
Të marrët dhe kokëfortët i pasurojnë avokatët.

▪   me një përemër vetor (со лична заменка):
p.sh. (пр.)
Ai e përcjell me vëmendje mësimin.
Ne jemi nxënës të zellshëm.

▪   me një përemër dëftor (со показна заменка):
p.sh. (пр.)
Kjo është punë e madhe ( e  dobishme).

▪   me një përemër të pacaktuar (со лично-предметна заменка):
p.sh. (пр.)
Asnjëri  nuk shkoi në  kinema.

▪   me një numëror (со број):
p.sh. (пр.)
Pesë erdhën, e gjashtë shkuan.

▪   me një mbiemër (të emërzuar) (со придавка – поименичена, супстантивизирана):
p.sh. (пр.)
E drejta vonon por nuk harron.

Veçoritë  gramatikore të kryefjalës (Граматички особености на подмет)

1. Vendi i kryefjalës në fjali (Местото на подметот во реченицата).

–  Kryefjala zakonisht vendoset  në fillim të fjalisë (Подметот обично се поставува/стои на почетокот на реченицата):
Drita kurrsesi nuk e lejonte mjekun ta kontrollojë.

–   në raste të shumta në mes të fjalisë (во многу случаи во средината на реченицата):
Arsimtarin e mirë e përcjellin të gjithë me vëmendje.

–   në fund të fjalisë (на крајот од реченицата):
Dritën e zuri kolla.

2. Përshtatja e kryefjalës me foljen-kallëzues – Согласување на подметот со прирокот

–   Kryefjala ia përcakton foljes vetën dhe numrin (Подметот му го одредува лицето и бројот на прирокот).

Unë lexoj rrjedhshëm.                   Ne lexojmë rrjedhshëm.

Ti lexon rrjedhshëm.                      Ju lexoni rrjedhshëm.

Ai (ajo) lexon rrjedhshëm.               Ata (ato) lexojnë rrjedhshëm.

3. Zëvendësimi i  kryefjalës (Заменување на подметот)

–  Kryefjala e shprehur me emër ose grup emëror mund të zëvendësohet nga një përemër vetor. (Подметот изразен со именка или именска група може да се замени со лична заменка)

Nxënësit (Учениците) kanë respekt të veçantë ndaj profesorit të gjuhës shqipe.

Ata (Тие) kanë respekt të veçantë ndaj profesorit të gjuhës shqipe.

Kallëzuesi – Прирок

Piqej buka në diell. Kaq vapë që ishte. Zhegu si përcëllimë dhe si një  afsh i zjarrtë pështillte fushën e vogël. Disa nga korrësit  akoma haheshin me piskun e vapës, të mbytur në djersë. Ndonjë plak dremiste nën hijen e ndonjë  duaji të vënë në këmbë me kallinjtë përpjetë. Aty këtu  si notë e copëtuar dëgjohej e qeshura e ndonjë vajze ose të thirrurat e ndonjë fëmije.

Се печеше лебот на сонце. Толку топло што беше. Жега како палеж и како запурнина го обвиваше малото поле. Некои од жетварите сè уште се мачеа со горештината. Некој старец дрeмеше во сенката на некој од сноповите. Тука-таму, како скршена нота, се слушаше смеата на некоја девојка или извиците на некое дете.

Nga teksti i mësipërm marrim një fjali të thjeshtë (Од горенаведениот текст ќе земеме една проста реченица):

            Ndonjë plak dremiste nën hijen e  ndonjë duaji të vënë në këmbë me kallinjtë përpjetë. (Некој старец дрeмеше во сенката на некој од сноповите).

Si e dallojmë kallëzuesin? (Како го разликуваме прирокот?)

Kallëzuesin e dallojmë duke shtruar pyetjen : ç’bënte ndonjë plak?- dremiste. (За да го разликуваме прирокот, треба да го поставиме прашањето: што правеше некој старец?)

MBANI MEND – ЗАПОМНИ
Gjymtyra kryesore e fjalisë, e cila tregon një veprim,një gjendje apo një të qenë të kryefjalës, quhet kallëzues. (Основниот член на реченицата, што укажува дејство или состојба на подметот се нарекува прирок.)
Kallëzuesi gjendet me pyetjet që ia bëjmë kryefjalës: ç’bëj? (ç’bën?), ç’pëson? , ç’është?( si është?). (Прирокот се наоѓа со прашањата кои му ги поставуваме на подметот: што правам? (што прави?), што претрпува? што е? (како е?).

Llojet e kallëzuesit – Видови прирок

Kallëzuesi mund të jetë (Прирокот може да биде):

  1. foljor – глаголски          2. emëror – именски

Kallëzuesi është foljor, kur shprehet me një folje,përveç  foljes jam ( kur ajo nuk ka kuptim të foljeve – gjendem dhe ndodhem). (Прирокот е глаголски кога се изразува со еден глагол, освен глаголот сум (кога не го заменува глаголот – се наоѓам.)

Kallëzuesi është emëror, kur shprehet me një emër,mbiemër,përemër apo ndajfolje të shoqëruar me foljen këpujë jam. (Прирокот е именски кога се изразува со една именка, придавка, заменка или прилог поврзани со глагол-врска (глаголот-копула) сум.)

Kundrinori – Предмет

KUNDRINORI I DREJTË – ДИРЕКТЕН ПРЕДМЕТ (ОБЈЕКТ)

Kundrinori i drejtë gjithmonë përdoret në rasën kallëzore (drurin,botën, e, romanin,murin,burrin,ty,tuajën,tonën). Kundrinori i drejtë mund të jetë  një emër a përemër në rasën kallëzore pa parafjalë, një mbiemër a pjesore e marrë si emër, një numëror  dhe një pjesë e pandryshueshme e ligjëratës e marrë si emër. (Директниот предмет секогаш се употребува во акузатив (дрвото, светот, романот, ѕидот, мажот, тебе, вашето, нашето). Директниот предмет може да биде една именка или заменка во акузатив без предлози, една придавка или глаголска придавка употребена како именка, броеви и поименчени неменливи зборови.)

Shembuj (Примери):

Një emër (Со именка)  –  Mendja pushton botën. (Kë ose cilin pushton mendja? – botën).
Një përemër (Со заменка)  –  Ty të kërkojnë  prej moti. ( Cilin e kërkojnë prej moti? –ty)
                                                         Ju merreni tuajën, e ne do ta marrim tonën.             
                                                         Kërkoj diçka, po s’gjej dot.
Një mbiemër (Со придавка) –  Të keqin s’e do askush.
Një numëror (Со броеви)   –  Të parin e gjeneratës e shpërblyen me një pikturë të bukur.
Vetëm me trajtën e shkurtër  të përemrit vetor (Само со кратка заменска форма на личната заменка) E lexova romanin “Afërdita”.
Një pjesë e pandryshueshme e ligjëratës e marrë si emër (Со неменливи зборови, но поименчени)Përdore ë-në sipas normave drejtshkrimore të gjuhës shqipe.

KUNDRINORI I  ZHDREJTË PA PARAFJALË – ИНДИРЕКТЕН ПРЕДМЕТ (БЕЗ ПРЕДЛОГ)

Kundrinori i  zhdrejtë pa parafjalë u përgjigjet pyetjeve (Индиректниот предмет (без предлог) им одговара на следниве прашања): kujt? cilit? cilës?  cilëve?  cilave? ç ‘gjëje? dhe  ndodhet në rasën dhanore (и е во акузатив).

KUNDRINORI I ZHDREJTË ME PARAFJALË – ИНДИРЕКТЕН ПРЕДМЕТ (СО ПРЕДЛОГ)

Për të dalluar kundrinorin e zhdrejtë me parafjalë përdorim pyetjet: nga kush ? nga se ?  me se ? me kë ? me  ç’farë? për kë ?  për se ? prej kujt ? që bëhen para foljes. Kundrinori i zhdrejtë me parafjalë ndërtohet me një emër,përemër ose grup emëror i rasës emërore,kallëzore ose rrjedhore. (За да го разликуваме индиректниот предмет (со предлог), ги користиме прашањата: nga kush? nga se? me se? me kë? me ç’farë? për kë? për se? prej kujt? кои се ставаат пред глаголот. Индиректниот предмет (со предлог) се формира со именка, заменка или именска група во номинатив, акузатив или аблатив.)

RRETHANORËT – ПРИЛОШКИ ОПРЕДЕЛБИ

Rrethanori tregon një rrethanë në të cilën kryhet veprimi i shprehur nga folja. (Прилошките определби даваат податоци за околностите во или под кои се врши дејството изнесено од глаголот.)
Rrethanorët emrin e marrin sipas rrethanës që tregojnë (Прилошките определби формирани од именки се делат според околностите што тие ги покажуваат):

▪ (fluturonin) drejt vendeve të nxehta : rrethanor vendi – прилошка определба за место;
▪ (fluturonin ) ditë e natë: rrethanor kohe – прилошка определба за време;
▪ (fluturonin) pa pushuar: rrethanor mënyre – прилошка определба за начин;
▪ (fluturonin) për shkak të motit: rrethanor shkaku – прилошка определба за причина.
▪ (peshonin) pak: rrethanor sasie – прилошка определба за количество.

Literatura e shfrytëzuar (Kористена литература)

Literatura e shfrytëzuar – Користена литература:

  1. Akademia e Shkencave e Republikës së Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë  dhe i Letërsisë, Gramatika e gjuhës shqipe I – MORFOLOGJIA IGJL, Tiranë, 2002.
  2. Akademia e Shkencave e Republikës së Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë  dhe i Letërsisë, Gramatika e gjuhës shqipe II – SINTAKSA IGJL, Tiranë, 2002.
  3. Mehmet Çeliku, Sintaksë e gjuhës shqipe (përbërësit sintaksorë) – vështrim i ri teorik SHB “ILAR”, Tiranë, 2012.
  4. Thoma Dhima, Gjuha shqipe – SINTAKSA SHB “Libri Universitar”, Tiranë, 2005.
  5. M. Çeliku, M. Karapinjalli, R. Stringa, Gramatika praktike e gjuhës shqipe BOTIMET TOENA, Tiranë, 2004.
  6. Mr. Ahmet Kelmendi – Mr. Mazllum Hasimja, Gramatika e gjuhës së sotme shqipe – SINTAKSA (për shkollat e mesme) Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore të Kosovës, Prishtinë, 2002.
  7. dr. Remzi Nesimi & mr Valbona Toska, Gramatika e gjuhës shqipe për shkollat e mesme II ( Sintaksa) SHB “Prosvetno Dello”, Shkup, 2001.